Pjesëmarrja në kupat e Europës, Kukësi zyrtarizon afrimin e portierit të ri

580
Sigal

Në pritje të vendimit të CAS për Skënderbeun që do të ketë ndikim direkt edhe te Kukësi për të mësuar se në cilin kompeticion të Europës do të luajnë, verilindorët kanë bërë përforcimin e parë.

KF Kukësi ka zyrtarizuar sot afrimin e portierit Faton Maloku, shqiptarit me origjinë nga Kosova. Sezonin e fundit 26-vjeçari ka qenë pjesë e Ferronikelit në kampionatin kosovar.

Mendohet se ky përforcim i Kukësit vjen pasi Enea Koliçi me shumë mundësi do të largohet nga verilindorët e drejtuar nga Pakult.