Mbidoza e kokainës, gjendet i vdekur një ri në hotel

595
 Një i ri është gjetur i vdekur në një nga hotelet pranë rrugës “Bardhok Biba” në kryeqytet. Sipas policisë, personi i identifikuar është Ledio Demiri 27 vjeç, i cili banonte në një bllok pallatesh në rrugën, “Muhamet Gjollesha”. Ngjarja ka ndodhur të martën pasdite dhe fillimisht grupi hetimor e kishte të vështirë identifikimin e viktimës, për arsye se nuk kishte mjet identifikues me vete. Ende nuk është përcaktuar shkaqet e vdekjes së 27-vjeçarit, ndërsa ekspertët e krimeve, pranë komisariatit nr.3 në Tiranë pohojnë se, nuk ka një ngjarje kriminale. Dyshimet e para të grupit hetimor bënë të ditur se vdekja, mund të jetë shkaktuar nga mbidoza e lëndëve narkotike, pasi i riu njihej si përdorues i tyre. I vetmi fakt që është konstatuar është se, në trupin e të ndjerit Ledio Demiri, nuk janë gjendur shenja dhuna dhe fraktura në trup.
Sigal