Rihapen punimet për rrugët e Tiranës, pas vendimit të qeverisë

598
Këshilli i Ministrave i ka hapur rrugë ndërtimin të disa rrugëve në Tiranë dhe të bulevardit “Petro Nini Luarasi”. Ditën e djeshme është miratuar lista e shpronsimit për qytetarët që preken nga rikonstruktimi dhe ndërtimi i këtyre veprave publike. Bashkëpunimi mes qeverisë dhe bashkisë së Tiranës duket se ka sjellë dhe zgjidhjen e situatës për disa vepra publike që pritet të realizohen në Tiranë. Konflikti bashki-qeveri ka nisur që në vitin 2005 kur e sapoardhur në pushtet, ish-qeveria “Berisha”, i bllokoi Kryetarit të Bashkisë në atë kohë, Edi Rama një sërë projektesh.
Ky konflik vazhdoi prej vitesh ku të dyja palët akuzonin njëra-tjetërn. Në atë çështja që pati diskutime më të mëdha ka qenë mbikalimi i “Zogut të Zi”, ku qeveria ndërhyri për të prishur ndërtimin e bashkisë, pavarësisht se më vonë Gjykata Kushtetuese e quajti të jashtëligjshme prishjen. Konflikti mes dy institucioneve kryesore të pushtetit qëndror dhe vendor vazhdoi deri në vitin 2011-tën. Me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës të Lulzim Bashës, ish-qeveria “Berisha” dha leje për ndërtimine disa veprave siç ishte bulevardi i Tiranës. Disa muaj para zgjedhjeve qendore të 2013-s, Bashkisë së Tiranës ju dha nja fond prej disa miliarda lekësh, ku u ndërtuan dhe rikonstruktuan disa rrugë në Tiranë. Por konflikti mes dy institucioneve do të rikthehej sërisht kur në qeveri erdhi Edi Rama.
Vetëm disa muaj pasi Rama kishte marrë drejtimin, kryebashiaku i Tiranës në atë kohë Lulzim Basha, akuzoi Kryeministrin se po bllokonte disa projekte strategjike të tij. Një ndër projektet që qeveria ndërhyri, për shkak se pati ankesat ndaj banorëve ishtë Bulevardi i Tiranës. Për rreth dy vjet Bashkia e Tiranës akuzoi rregullisht Kryeminsitrin Edi Rama se i bllokoi të gjitha projektet. Bashkëpunimi bashki-qeveri është rikthyer sërisht pas vitesh të tëra akuzash.
Ku do të nisin punimet
Rikonstruksioni i infrastrukturës, ndërmjet rrugëve “Stavri Themeli”, “Babë Rexha” dhe “Ndre Mjeda”
Rikonstruksioni i rrugës “Pasho Hysa”
Ndërtimi i bulevardit “Petro n. Luarasi”
“Përmirësimi i sistemit të kanalizimit të Tiranës së Madhe
Rikonstruksioni i rrugës së “Filantos”
“Përmirësimi i sistemit të kanalizimit të tiranës së madhe” 
Sigal