Mbi 50 mijë përgjime telefonike për shkatërrimin e rrjetit italo-shqiptar

478
Pesë vite hetim e mbi 50 mijë përgjime telefonike i janë dashur policisë italiane për t’i dhënë fund operacionit “Ballkan” i cili coi në arrestimin e zbardhjen e plotë të anëtarëve të një organizate kriminale që prej vitesh trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Sicilisë.

Gjatë këtyre 5 viteve hetim janë vënë nën hetim 61 persona, mes të cilëve 37 shtetas shqiptarë, 6 prej të cilëve të shpallur ende në kërkim.

Gjatë orëve të fundit, janë arrestuar 4 shtetas shqiptarë, të konsideruar nga investigusit italianë si drejtuesit e promotorët kryesorë të kësaj organizate trafikantësh, ndërsa shqiptarët e tjerë janë arrestuar kohë më parë gjatë fazave të bdryshme të zhvillimit të operacionit Ballkan.

Hetimet kanë zbuluar se sasi e madhe droge e tipit marijuanë mbërrinte nga Shqipëria në Sicilia të Itali. Në qytetin e Katanias ndahej në sasi më të vogla duke u shpërndarë më pas në Raguza e në territore të tjera italiane.

Gjatë 5 viteve operacion janë sekuestruar rreth 1000 kg marijuanë e armë si dhe janë arrestuar 24 shtetas italaine , të gjithë sicilianë e të njohur nga Policia italiane për vepra të ndryshme penale.
Sigal