Mashtroi çiftin, iu mori 3000 $ për t’i dërguar jashtë shtetit

401
Një 42-vjeçar është shpallur në kërkim pasi mashtroi një çift duke iu premtuar se do t’i dërgonte jashtë shtetit. Policia nisi shpallje në kërkim të Besnik Pacit me banim në Lezhë.
Ndaj tij ka bërë kallëzim 68- vjeçari P.GJ., me banim në Lezhë, i cili ka thënë para uniformave blu se para liberalizimit të vizave, Paci, ka marrë përsipër për të ndihmuar djalin dhe bashkëshorten e djalit përkundrejt marrjes shpërblimit prej 3000 dollarësh amerikanë, për të emigruar jashtë shtetit.
Duke i pajisur me dokumente të parregullta, dhe pas kalimit të tyre në aeroportin e Rinasit, çifti është kthyer deportiv nga autoritetet e Zvicrës, si persona që kanë kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin. Besnik Paci akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Sigal