Makina përplas 5-vjeçaren në Gramsh, transportohet me urgjencë në spital

1132
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Gramshit. Një automjet ka përplasur një vajzë me inicialet E.Xh 5 vjeç.

Raportohet se e mitura është transportuar me urgjencë në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forca policie kanë arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin S.D. 32 vjeç nga Gramshi si dhe janë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Në rrugën e Spitalit të Gramshit shtetasi S.D., 32 vjeç, banues në Gramsh, duke drejtuar mjetin tip fort” me targa AA355 SJ, ka aksidentuar fëmijen shtetasen E.Xh., 5 vjeçe, banuese në Gramsh.

Fëmija është trasportuar në Spitalin e Gramshit, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtusi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme proçeduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit,