Një burrë në Orenjë të Librazhdit ka humbur jetën pas një konflikti të ashpër me. Viktima quhet Idriz Bica kurse autori Fiqiri Haskurti. Autori u arratis menjëherë pas vrasjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 25.01.2018 në sallën operative Librazhd ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zdrajç një shtetas është vrarë me sende të forta (sopatë). Shërbimet e policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore konstatuan se; Në fshatin Zdrajç Librazhd shtetasi Idriz Byci rreth 50 vjeç i cili kishte qenë duke pastruar rrugën në këtë fshat dyshohet të jetë vrarë me sende të forta ( sopatë) nga shtetasi F. A., rreth 50 vjeç që dyshohet të jetë i sëmurë mendorë Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit