Lë një letër me amanete për familjarët dhe vret veten 57-vjeçari nga Ndroqi

Një ngjarje rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Pinet në Ndroq ku 57-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij. Policia e Tiranës bën me dije se “më datë 28.04.2017, rreth orës 22:20, ka ardhur një telefonat në numrin e emergjencave 112, se në fshatin Pinet, Ndroq, në banesë, është gjetur i vdekur, shtetasi S. A., 57 vjeç”. Në vend, u gjet arma e zjarrit me një fishek në fole, një gëzhojë dhe një letër me amanete për familjarët. Sipas policisë menjëherë nisën hetimet dhe u pyetën familjarët e viktimës për të hedhur dritë rreth ngjarjes. Menjëherë janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët pas kqyrjes së vendit të ngjarjes kanë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip “TT”, me 1 krëhër me 5 fishekë, një fishek në folenë e fishekut, një gëzhojë model “54” dhe një letër (ku ka shkruar disa amanete për familjarët). Duke u bazuar në faktet e mbledhura dhe deklarimet e familjarëve të viktimës, shtetasi S. A., ka kryer akt vetëflijimi.