Presidenti i ri, Lefter Koka: Meta të dekretojë dhe kryeministrin e parë nga LSI

558
Ministri i Mjedisit përfaqësuesi i LSI-së, Lefter Koka ka përshëndetur zgjedhjen e Ilir Metës president pas seancës plenare të së premtes në kuvend.

Po ai duket se nuk e ka fshehur aspak edhe faktin dhe dëshirën që Ilir Meta president të dekretojë edhe kabinetin e parë me kryeministër të LSI-së.

“Siç e thashë dhe dje në komunikimin tim social Meta do të jetë Presidenti i Stabilitetit politik.

Jam i bindur se Meta mori një detyrë me detyrim madhor ndaj shqiptarëve.

Unë besoj se Meta ka shokë dhe unë jam një nga ta, që do bëj që LSI të mbajë e çojë më lart kontributin politik e shoqëror.

Them me bindje e garanci se sot shqiptarët kanë një njeri më integritet që jep siguri kombëtare e rajonale.

Unë do i uroja Ilirit shëndet e familjes se tij të ndjehen krenar.

Se fundmi, dua të nënvizoj se ne sot kemi shumë për të dhënë në kontributin e nevojshëm politik. Uroj që si President z. Meta të dekretojë kabinetin e parë të LSI-së”, pohon Koka.
Sigal