“Lazarati”, Krimet e Rënda kërkojnë 93 vite burg për 10 të pandehur, 18 për Gaten

508
Prokuroria e krimeve të rënda kërkon 93 vite burg për 10 të pandehurit e dosjes lazarati 2014 mes tyre dhe Gate Mahmutajn.
Në pretencën e lexuar para gjykatës prokurorët Përparim Kulluri dhe Anton Martini kërkuan 18 vite burg për Razip Gate Mahmutajn dhe 8 vite për djalin e tij Vandam Mahmutajn.
17 vite prokuroria kërkoi për Arjan Bashën, 14 për Alteo Haskën, 12 për Engled Alikon, 11 për Matia Bocin, 7 vite për të vetdorëzuarin Klajdi Karamani, 7 për Lorenc Bregun dhe 3 vite për drini Alikon.
Këta 10 të pandehur gjykohen për akuzat e “Kultivimit të bimeve narkotike”, “Kundërshtim të punonjësit të policise së rendit publik”, si dhe pjesmarrës në Grupin e Strukturuar Kriminal.
Si u gjykuan 10 të pandehurit e dosjes “Lazarati 2014”.
Aktualisht ndaj këtij grupi janë zhvilluar 14 seanca që prej Qershorit 2015 kur dosja u dërgua në gjykatë dhe për 10 të pandehurit gjykata e krimeve të rënda pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar.
Me pranimin e kësaj kërkese dhe nëse gjykata do të dënojë të pandehurit sipas kërkesës së akuzës atëherë ata do të përfitojnë ulje dënimi me 1/3 e viteve të burgut që do të japin krimet e rënda.
Nga 18 vite burg që kërkon prokuroria për Gate Mahmutaj ai do të dënohet me 12 vite burg në aplikim të uljes së dënimit me 1/3.
Në gjykatë mbetet ende i hapur procesi për Arbjon Alikon i arrestuar në operacionin Lazarati 2015, por i hetuar dhe si pjesë i dosjes “Lazarati 2014” ku ai nuk kërkoi gjykim të shkurtuar.