Shpëtohet vajza nga Ukraina e marrë peng dhe e torturuar, arrestohet durrsaku

408
Një vajzë 21-vjeçare nga Ukraina me iniciale V.H. ka përjetuar ditët më të zeza të jetës së saj në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, ku Policia e ka gjetur të rrahur keq dhe të izoluar.
Njeriu që ‘kujdesej” për ta torturuar dhe mbajtur peng u arrestua: Ai ishte Almarjo Xhebexhia, 24 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës dhe arrestimi i tij u bë në flagrancë.
Xhebexhia kishte ushtruar dhunë fizike mbi vajzën në dhomën e hotelit duke i shkaktuar dëmtime të rënda si dhe e kishte mbajtur pa dëshirën e saj të mbyllur në dhomën e hotelit 21-vjeçaren nga Ukraina.
Xhepexhia tashmë do të akuzohet pasi dosja i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Heqja e paligjshme e lirisë” dhe ‘Plagosja e rëndë me dashje”.
Sigal