Ndërtimet kaotike në bregdet, Tomiç: Mali i Zi model, ndërtesat 1 km nga bregu

514
Zhvillimet kaotike me ndërtimet këto 25 vite në Shqipëri i kanë tërhequr vemendjen numrit dy të ministrisë së planifikimit të territorit dhe turizmit në Mal të Zi, Zoran Tomiç. Gjatë një takimi të mbajtur në Shkoder për zhvillimin e integruar të zonës ndërkufitare Shqipëri – Mal i Zi, vlerësoi se Shqipëria duhet të marrë shembull shtetin fqinj dhe të ndalë ndërtimet në afërsi të bregut të detit, duke i spostuar 1 mijë metër katror larg kësaj vije.
Zoran Tomic, sekretar i ministrise territorit dhe turizmit ne Mal te Zi: “Mali i Zi ka vendosur në mënyrë të prerë që në bredet ndërtimet të bëhen 1 mije metër largësi nga bregu i detit dhe kjo do të ishte mirë të merrej si model edhe nga Shqipëria. Duhet kualitet dhe siguri në ndërtim, prandaj e them këtë pasi do të parashikojmë edhe investime të përbashkëta. Ligji i ri për ndërtimet tek ne ka objektiv shkurtimin e afateve të miratimit të lejeve, shqyrtim në detaje të dokumentave dhe dhenien e tyre ne menyre elektronike, një model që e dikton koha”.
Zona që prek ky plan veprimi është liqeni i Shkodres, mali i Taraboshit dhe lumi Buna. Në raportin e hartuar për dy vendet janë evidentuar zhvillimi ekonomik i pabarabartë në dy anët e kufirit, konkurenca e ulët e biznesit, mungesa e lidhjes infrastrukturore mes Shqipërisë e Malit të Zi, menaxhimi i mbetjeve etj.
Sigal