Ky është 21-vjeçari në Suedi, që kreu sulmin me shpatë në shkollë

416
Mediat në Suedi kanë publikuar fotografinë e 21-vjeçarit Anton Petterson, i cili vrau me shpatë një ditë më parë një nxënës dhe një mësuese në një shkollë në Trollhatan. Sipas mediave, Petterson ishte një simpatizant i lëvizjes ekstreme të djathtë, armiqësor ndaj Islamit dhe emigracionit, i tërhequr nga filmat e luftës dhe nga romancat e Steven King.
Në profilin e tij në “Youtube”, kishte publikuar një film mbi Hitlerin dhe nazizmin, ndërsa në “Facebook”, kishte postuar një apel të demokratëve suedezë për të nisur një referendum mbi emigracionin.  Komandanti i policisë në Trollhatan, Niclas Hallgren tha se “agresori i maskuar dhe i armatosur me shpatë, ka vepruar për “motive raciste”.
Sigal