Kush është ‘peshku i madh’, pas 6 kuintal kokaine kolumbiane të kapur në Shqipëri?

527
‘Ujku, ujku, por çakalli po bën kërdinë’. Kjo shprehje është përdorur për të treguar zakonisht atë që ndodh nën rrogoz. E duket se edhe fakti se në Shqipëri, hashashi ishte ai që dukej por drogat e forta po ‘bënin kërdinë’.
Kapja e një sasie prej më shumë se 600 kilogramësh tregon pikërisht këtë fakt, se Shqipëria është rruga nga ku kalojnë kokaina e heroina e ardhur nga Kolumbia apo Turqia. Duke u kthyer në një front kundër kanabisit, qeveria shqiptare duket se ‘ka harruar’ luftën ndaj drogave që janë vërtetë fitimprurëse.
Por çfarë ka ndodhur. Ndërsa qeveria shqiptare e ka harruar, ndërkombëtarët jo. Një hetim i policive të Gjermanisë, Holandës dhe Spanjës kanë arritur që të kapin pikërisht këtë sasi rekord të kokainës në Shqipëri. Sigurisht që 600 e ca kilogramë kokainë nuk do të shiteshin në Shqipëri, por po trafikoheshin.
Të trafikosh një sasi kaq të madhe kokaine do të të duhen edhe lidhje të forta dhe në kupolën e qeverisë, këtë herë të asaj shqiptare. Pikërisht ky apo ata janë peshqit e mëdhenj të cilët duhet të bien pas kësaj sasie të madhe kokaine. Por a do të bien këta ‘peshq’, këtë duhet të presim ta shohim.
Burime nga prokuroria kanë bërë të ditur se, ky grup dyshohet se ka kaluar edhe sasi të tjera droge kokainë drejt Europës.
Sigal