600 kg kokainë në Durrës, ja kush e lajmëroi Prokurorinë e Krimeve të Rënda

630
Agjentët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë vendosur që prej orës 18:00 të ditës së djeshme në Portin e Durrësit.
Dyshohet se sasia prej më shumë se 600 kilogramë kokainë, e ardhur nga Kolumbia, është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar trafiku.
Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet se është sinjalizuar nga autoritetet Gjermane për sasinë e madhe të drogës, prej miliona eurosh, që po kalonte transit në territorin shqiptar.
Mësohet gjithashtu se Prokuroria ka pasur informacion që në nisje të këtij kontenieri.
Deri tani, janë shoqëruar në polici disa persona, por nuk bëhen të ditura informacione më të detajuara për arsye hetimi.
Sigal