Krujë/ Përplasen dy ‘Benz-a’, ka të plagosur

439
Sigal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Krujës.

Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy makinave tip ‘Benz’.

Të plagosurit janë sjellë me urgjencë në Tiranë dhe ndodhen në spitalin e Traumës.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit në qendër të Krujës, ndërsa policia ka nisur hetimet.