Krujë dhe Mirditë/ Përfshihen nga zjarri sipërfaqe të mëdha pyjesh

395
Një masiv pyjor në Borizanë të Krujës është përfshirë nga zjarri paraditen e sotme. Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi në 4 vatra, ndërsa 2 automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Disa ditë më parë, nga flakët e zjarrit u përfshinë disa zona pyjore në Krujë, duke shkaktuar dëme të mëdha. Forcat zjarrfikëse po punojnë për neutralizimin e flakëve të zjarrit, ndërsa uniformat blu të mbërritura në vendngjarje po hetojnë shkaqet.
Zjarr i përmasave të mëdha në pyjet e Mirditës
Një tjetër zjarr masiv ka përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjesh në Mirditë. Flakët e zjarrit rrezikojnë të përhapen edhe në masivin pyjor të Munellës në Pukë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës dhe po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit.
Sigal