Një muaj pas ndarjes Ben Affleck, Garner në një lidhje të re

515
Pothuajse një muaj pasi lajmëroi fundin e martesës 10 vjeçare me Jennifer Garner, Ben Affleck ka filluar një lidhje të re dashurie. Burime të ndryshme thonë se dy herë fituesi i çmimit Oscar ka filluar të shoqërohet me 28 vjeçaren Christine Ouzounian, një kaliforniane, të cilën ai dhe Jennifer e morrën në punë si dado për tre fëmijët e tyre. Kur Ouzounian filloi të kujdesej për Violet, Seraphina dhe Samuel, Affleck dhe Garner ishin në mes të një ndarjeje-provë 10 mujore. Vajza filloi të tërhiqej nga aktori, të cilin shumë shpejt do ta shohim në ekranin e madh të kinemas në rolin e Batman. Një mike e 28 vjeçarës thotë se ata filluan të rrinin bashkë edhe pa fëmijët, ndërsa flirtonin me njëri tjetrin. Kur Jennifer e zbuloi lidhjen, ajo e pushoi dadon. Por, vajza nuk doli nga jeta e aktorit. Ata janë parë neper Los Angelos dhe janë në komunikim të vazhdueshëm.
Ndërsa përfaquësuesit për media të Ben Affleck thanë se akuzat për një lidhje janë të pavërteta, miket e Ouzounian thonë se për vajzën kjo dashuri është e vërtetë.
Sigal