Krujë: Asgjësohen 6115 rrënjë kanabis

467
Policia e Krujës në bashkëpunim me FNSH ka asgjesuar 6115 bimë narkotike kanabisa sativa gjatë operacionit të koduar “Shqezë”. Nga një kontroll i ushtruar në të gjithë territorin e fshatrave Brez,Bruz Zallë dhe Shqezë në Krujë u konstatuan 102 parcela me rreth 6115 rrënjë bimë narkotike në një lartësi 30-1.50 m,në një sipërfaqe 120-400 m². Bimët dyshohet të jenë të llojit Cannabis Sattiva,ku u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.
Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë,vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes,identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike
Sigal