Sigal

TIRANE– Një foshnjë e sapolindur është gjetur i braktisur dhe pa shenja jete në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Azem Galica”, teksa foshnja është gjetur nga kalimtarët pa shenja jete brenda një çante të zezë.

Foshnja ka lindur me ndihmë mjekësore, pasi kordonin ombelikal e ka pasur të pa prerë. Gjithashtu foshnja ishte i pa trajtuar dhe pa asnjë mbulesë.

“Më datë 02.09.2018, rreth orës 07:30, në rrugën “Azem Galica”, në një çantë të zezë, është konstatuar e braktisur dhe pa shënja jete, një foshnje e porsalindur.

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale”- thuhet ne njoftimin e policisë.