Krijohet Taks-Forcë për mbrojtjen e territorit

78

Shkarkohen të gjithë drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe Artan Didi  në vend të Burgaj

Këshilli i Ministrave zhvilloi pasditen e djeshme mbledhjen e radhës, ku miratoi ngritjen e Task-Forcës për mbrojtjen e territorit si dhe ndryshimet në Policinë e Shtetit. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri të ditur se, Task-Forca do të ketë si qëllim marrjen e masave për mbrojtjen e territorit.

 Furtuna, shkarkohen të gjithë drejtuesit e piramidës së Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit ishte institucioni më problematik. Sot qytetari ndihet më i pasigurt për jetën dhe pronën e vet, ndërsa krimi i organizuar vepron lirshëm. Kjo ndodh për shkumë shkaqe, ku më kryesorët janë se drejtuesit e Policisë së Shtetit janë krejtësisht të paaftë, madje ka edhe shumë punonjës të strukturave të policisë që janë të inkriminuar dhe bashkëveprojnë me botën e krimit të organizuar.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiraj zëvendësoi dje,   pjesën e  strukturës drejtues të policisë së kryeqytetit, e cila kishte mbetur ende pa u zëvendësuar. Emërimet prekin strukturën e policisë në Tiranë dhe në gjithë qarqet e vendit. Nga detyra është liruar kreu i policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj, në vend të tij është emëruar Ardian Çipa. Sokol Bizhga është emëruar nëndrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Por më kryesorja, jep dorëheqjen nga detyra e kreut të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Artan Didi emërohet drejtori i  Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në vend të Hysni Burgaj. Hysni Burgaj emërohet drejtor i Akademisë së Policisë. Pas shkarkimeve si drejtues të sektorëve të ndryshëm të policisë, shumë ish-krerë janë emëruar specialistë të thjeshtë në sektorë policorë. Gazeta “Telegraf” në numrin e djeshëm paralajmëroi shkarkimet e sotme, pas burimeve të informacioneve që kishte  nga Kryeministria. Mbrëmë Kryeministri Rama, paraprakisht, bisedoi me Presidentin, ndërsa, menjëherë pas atij takimi, shkoi dhe u takua në ministrinë e Brendshme, me ministrin Tahiri, ku koordinuan të gjitha emërimet, të cilat u zyrtarizuan dje.

Ja drejtorët e rinj të policisë në 12 qarqe

-Ardian Çipa, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Tiranë.

-Ervin Hodaj, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Fier.

– Kastriot Skënderaj, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Vlorë.

-Haki Çako, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Gjirokastër.

– Lorenc Panganika, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Berat.

-Ilirjan Balla, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Kukës.

-Perlat Vatoci, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Dibër.

-Edmond Tarkaj, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Korçë.

-Perlat Çullhaj, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Durrës.

-Shaban Nexhi, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Shkodër.

-Niko Brahimaj, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Lezhë.

-Neritan Nallbati, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Elbasan.

 Emërimet e tjera

-Muhamet Rrumbullaku, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor.

-Altin Qato, emërohet në detyrën Zv/Drejtor i Përgjithshëm në Departamentin për Sigurinë Publike.

-Tonin Vocaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP.

-Nikolin Bala, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP.

-Mërgim Hoxha, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP.

-Gjergj Jorgo, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP.

-Pëllumb Seferi, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP.

-Arjan Bozhaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP.

-Artan Çuku, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP.

-Bernard Çaushaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP.

-Halit Murataj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP.

-Emri Vata, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor.

-Arben Hajdarmataj, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin e Trajnim, Shkollim të Nivelit të Mesëm e të Lartë Drejtues në Qendrën e Formimit Policor.

-Aleks Hajdari, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Trafiqeve të Paligjshme, në DPP.

-Muharrem Furriku, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor.

-Izet Hysa, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin e Trajnim, Shkollim të Nivelit të Mesëm e të Lartë Drejtues në Qendrën e Formimit Policor.

-Saimir Muça, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin e Trajnim, Shkollim të Nivelit të Mesëm e të Lartë Drejtues në Qendrën e Formimit Policor.

-Shkëlzen Aliaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP.

-Astrit Halilaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP.

-Jashar Vrekaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor.

-Ilo Keçka, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor.

-Besnik Muçmata, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme në DPP

-Gentjan Shehaj, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Aseteve Kriminale në DPP.

Tahiri: “Ndryshime strukturore në Policinë e Shtetit”
 Po dje, Këshillii Ministrave miratoi të gjitha këto emërime të bëra nga ministri i Brendshëm, Tahiri. emërimin e Artan Didit në krye të Policisë së Shtetit. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sqaroi ndryshimet në strukturën e Policisë së Shtetit dhe zëvendësimin e të gjithë drejtorëve të policive në qarqe.  Sipas Tahirit, këto ndryshime përmbyllën fazën e parë të reformës strukturore të Policisë. Ministri Tahiri bëri të ditur se është reduktuar numri i funksionarëve në drejtorinë e policisë për të fuqizuar më tepër komisariatet, ndërsa njoftoi edhe shkrirjen e komisariatit të policisë rrugore.  “Struktura e re i përgjigjet domosdoshmërisë për të afruar shërbimin policor me qytetarët, i shërben demokratizimit, transparencës dhe përmirësimit të shërbimit ndaj qytetarëve. Kemi rregulluar piramidën e policisë së shtetit. Sot me strukturën e re një numër i madh i funksionarëve policorë në Drejtorinë e Policisë zbresin në nivelin e policisë së qarkut dhe komisariateve. Kemi fuqizuar komisariatin me strukturën e re. Kemi menduar shkrirjen e policisë rrugore si komisariat me vete dhe bashkimin me komisariatet ekzistuese të policisë.”- deklaroi ministri Tahiri.  Duke falënderuar për punën e tyre drejtuesit e larguar nga detyra, ministri Tahiri theksoi se krerët e rinj të policisë janë zgjedhur mbi bazën e kritereve të forta. “Synojmë të promovojmë njerëz, jo të korruptuar jo të kompromentuar dhe pa asnjë mundësi për tu korruptuar dhe kompromentuar. Kemi bërë një hap besoj jo të vogël, në drejtim të krijimit të gjeneratës së re të Policisë së Shtetit. Secili prej njerëzve që është numëruar do jetë në testin e punës dhe rezultateve konkrete për garantimi e rendit publik”,- vijoi Tahiri.