KPK zbulon listën e prokurorëve të Krimeve të Rënda që do t’i nënshtrohen Vettingut (Emrat)

67

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbuluar edhe listën e emrave që do të kalojnë përmes procesit Vettingut.

Në listën e pesë të përparësisë prej 36 subjektesh janë të shënuar emrat e 16 prokurorëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa pjesa tjetër gjyqtarë Apelesh kryesisht të Tiranës dhe rretheve.

“Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, të pikës 11 të nenit 3 dhe të  pikës 4 të nenit 6 të ‘Rregullores për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit’, listës me vendim nr. 45 të datës 11.09.2018 të Komisionit, më 17 shtator 2018 janë  shortuar dhe kanë filluar procedurat e rivlerësimit për  subjektet e rivlerësimit, si më poshtë”, shkruan një njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

LISTA E PROKUROREVE TE KRIMEVE TE RENDA NE VETING

1.Arenc Çela
2. Olsian Çela
3. Behar Dibra
4. Njazi Seferi
5. Ened Nakuçi
6. Elisabeta Imeraj
7. Përparim Kulluri
8. Doloreza Musabelliu

  1. Eugen Beci
    10. Klodian Braho
    11. Edvin Kondili
    12. Blerim Tominaj
    13. Vladimir Mara
    14. Manjola Kajana
    15. Pranvera Hoxha
    16. Sonila Muhametaj