Ministri Gjiknuri: Nis përgatitja për hapjen e ankandit për rrjetin 5G

485
Sigal

Nis përgatitja për hapjen e ankandit për rrjetin 5G. Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri gjatë fjalës së mbajtur në festivalin e teknologjisë deklaroi, se Qeveria është duke organizuar procesin me autoritet përkatëse që do të thotë do të kemi një shpejtësi më të madhe të internetit dhe me shumë shërbime që duhet të ofrohen online. Gjiknuri: Qeveria është duke organizuar me autoritet përkatëse edhe ankandin për 800 MHz, që do të thotë do të kemi një shpejtësi më të madhe të internetit 4G, 5G në mënyrë që shumë shërbime që duhet të ofrohen online të jenë të tilla dhe të kenë mundësi të mbajnë big data. Edhe kjo krijon një mundësi, sepse pa pasjen e kësaj infrastrukture shumë nga zgjedhjet inovative nuk do të ishin të mundura. Ministri i Inovacionit të Kosovës Besim Beqaj theksoi se teknologjia mund të përmirësojë shkëmbimet tregtare midis dy vendeve Beqaj: Të mos pengojmë biznesin në rrugën e vet dhe të jemi të dëgjueshëm mbi atë se çka çdo ditë të rinjtë dhe të rejat bëjnë me tregjet tona. Jam i bindur se bilancet tregtare mund të përmirësohen përmes shërbimeve inovative.