Sigal

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugore Lozhan – Mesmal në Korçë.

Një automjet që po transportonte lëndë drusore është aksidentuar e për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, një 23-vjeçar.

Policia ka bërë të ditur se personi i plagosur është shtetasi Niko Hysollari, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.