“Komisariati dixhital” vë në pranga 41-vjeçarin, kanosi për pronën

86
FIER – Një 41-vjeçar u arrestua nga policia e Fierit pas sinjalizimit për një konflikt me armë që u dha nga qytetarët përmes denoncimit në komisariatin dixhital. Tomorr Hoxha banues në lagjen “Mustafa Matohiti” në Patos u vu në pranga pasi mëngjesin e djeshëm u konfliktua fizikisht me një 23-vjeçar banues në fshatin Maglliç.
Sherri mes tyre ka vijuar edhe më tej, 41-vjeçari i ka thyer xhamin e makinës dhe më pas edhe e ka kanosur me pistoletë. Ka qenë vetë i riu i cili ka denoncuar në aplikacionin e komisariatit dixhital të gjithë konfliktin, i cili dyshohet se ka motiv përplasje pronësie.
41-vjeçari Hoxha akuzohet për veprat penale “Kanosje”,”Shkatërrim i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.