Kishte fshehur kokainën në shampo kapet nga policia 31-vjeçari shqiptar

486
Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke mëngjesin e së enjtes në portin Iraklio të Kretës, pas kontrollit sistematik të anijeve. Fillimisht shqiptarit iu zbulua një sasi prej 1.6 gram kokainë.
Por në kontrollin e dytë, autoritetet zbuluan se 31-vjeçari shqiptar kishte prerë pjesën e poshtme të një shisheje shampo, në të cilën u gjet e fshehur 34.8 gram të tjera kokainë, e cila u gjet e ambalazhuar nga katër shishe plastike, shkruan protothema.
Nga kontrolli shqiptarit iu gjet gjithashtu edhe një peshore elektronike, pipëza me gjurmë kokaine, dy telefona celularë dhe një shumë prej 85 euro.
Sigal