19-vjeçarja nuk veproi e vetme! Vrasja e Pëllumb Metës në Durrës, arrestohen dhe dy vëllezërit e studentes

23
Sigal

Ashtu siç kishte dyshime edhe policia, duket se 19-vjeçarja Hygerta Meta nuk ka vepruar e vetme për vrasjen e babait të saj. Mësohet se pas hekurave ka rënë dhe dy vëllezërit e saj, 20 dhe 25-vjeçar.

Raportohet se policia ka gjetur gjurmë gishtërinjsh në qesen me të cilën ishte mbështjellë viktima.

Po ashtu mendohet se ka qenë pikërisht 25-vjeçari, Hysen Meta ai që ka transportuar makinën e babait të tij te kthesa e Fllakës, për të humbur gjurmët dhe më pas ka bërë denoncimin për zhdukjen e tij. Pas vrasjes, që mendohet se është bërë në kasollen e tyre, babai është varrosur në oborrin e shtëpisë.

Kujtojmë se studentja e ekonomikut kishte refuzuar që të fejohej me djalin që i kishte sugjeruar babai i saj, ndërsa dyshohet se e ka qëlluar me 4 plumba. Gjatë dëshmisë sot ajo pohoi se e kishte vrarë e vetme babain dhe nuk ishte penduar.