“Do të siguroj vizën angleze”/ i mori përmes mashtrimit 3 mijë euro 25-vjeçares, arrestohet i riu në Durrës

33
Sigal

“I mori 3000 euro një shtetaseje, duke e mashtruar se do t’i siguronte vizë angleze, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen shuma 3000 euro, një automjet dhe një celular.

NOA

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin L. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 21.10.2024, ka kallëzuar një shtetase 25 vjeçe se në muajin shtator, 34-vjeçari i ka marrë 3000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte vizë angleze.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”.”, thuhet në njoftimin e policisë.