Mos më urre
Mos më urre!
Dikur ne ishim të dy
si qielli me detin.
Kur vrënjtej njeri-nxinte tjetri;
kur kthjellohej njeri – kaltërohesh tjetri.
Dikur si dy ura në vatër
për sho-shoqin ishim.
Të veçuar shuheshim;
të bashkuar – digjeshim.
Por sa shpejt dashuria
u kthyeka në urrejtje…
Ti mos më urre…
Ti do të më dashurosh patjetër!
Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër.
Shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër.
Në mallin tënd ky karafil i egër, –
ti do të më dashurosh patjetër!
Në sytë e t’u diej të vegjël
e ndezën natën dhe ditën e ndezën.
Mirë sot, po si durohet pa ty nesër?
Ti do t’më dashurosh patjetër!
Kapërcej ty e kapërceva veten,
dhe përtej vetes kapërceva jetën!
Dhe përtej jetës kapërceva vdekjen.
I hapa krahët të pushtoj ty vetëm:
Ti do t’më dashurosh patjetër!