Kishin hyrë nga Greqia, Policia kufitare kap 11 klandestinë sirianë

137

Vijon fluksi i emigranteve të paligjshëm nga vendet e Lindjes. Mësohet se Policia kufitare ka ndaluar në afërsi te qytetit të Bilishtit 11 klandestinë siriane, të cilët kishin hyrë në territorin shqiptar nga Greqia.

Sirianet kërkuan azil politik dhe u dërguan në qendrën e azilkërkuesve në kryeqytet.

Po ashtu bëhet e ditur se Policia kufitare ka shtuar kontrollet përgjatë vijës kufitare me Greqinë, prej nga emigrantet depërtojnë në brendësi të fshatrave të Devollit.