Një i ri ka tentuar të vetëvritet sot në banesën ku jetonte në fshatin Qinam të rrethit Kolonjë. Burime zyrtare nga policia e Korçës bën me dije se, rreth orës 11:00, 25-vjeçari XH.L. është gjetur nga familjarët e tij në gjendje të rënduar psikologjike, duke tentuar të vetëvaret me litar. Pas ndihmës mjekësore të marrë në Spitalin e Ersekës, i riu është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, shtojnë të njëjtat burime, ndërsa materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Korçë për “Shkaktimi i vetëvrasjes” ngelur në tentativë.


















