Kërkohej për atentatin e Mbrostarit, fieraku (Emri)

494
Një 28-vjeçar nga Fieri është vënë në pranga në Pikën e Kalimit Kufitar në Kakavijë, pasi rezultonte person në kërkim për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”. Ndalimi i tij është bërë në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në orën 00:47 të së martës.
Ermal Binjaku, 28 vjeç, banues në Fier, në Pikën e Kalimit Kufitar deklaroi gjeneralitete të tjera.
“Shtetasi i mësipërm deklaroi gjeneralitete të tjera (F.B). Pas intervistimit dhe verifikimeve të bëra nga punonjësit e policisë në sitemin “TIMS”, ky shtetas (Ermal Binjaku) rezultoi se është person në kërkim, pasi:
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier me shkres nr.444 datë 18.01.2016 ka dërguar urdhrin e ndalimit të datës 18.01.2016, si dhe ndryshim e veprës penale nga “Sigurimi kushteve për vrasje” në veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” , parashikuar nga neni 79/dh-25 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
28-vjeçari Binjaku akuzohet për vrasjen e Denis Kasajt, me 18 shkurt 2016, në Mbrostar të Fierit.
Sigal