“Dua 2000 euro ose publikova fotot”, si e pësoi i riu që shantazhonte 48-vjeçaren nga Lezha

543
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 29-vjeçar, i cili akuzohet se prej kohësh i bënte shantantazh një gruaja se do i publikonte disa foto nudo. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi G.Shkurti, banues në Kurbin, ndërsa ai është denoncuar nga 48-vjeçarja me iniciale D.P.
Nga dëshmitë e gruas, i riu i kishte kërkuar asaj 2000 euro, pasi në të kundërtën do t’i publikonte asaj foto intime.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Krimet në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë kanë ndaluar shtetasin:
G. Shkurti, 29 vjeç, banues në Adriatik, Kurbin. Ky shtetas i ka marrë shtetases D.P., 48 vjeçe, nëpërmjet kërcënimit një shumë vlerash monetare prej 1150 Euro, me qëllim të mos i publikonte në rrjetet sociale foto intime të saj.
Ky shtetas ka vijuar ta kërcënoje për t’i marrë edhe shumën prej 2000 Euro. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Shtrëngimi me anë të dhunës ose kanosjes për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 109/b/1 i Kodit penal.
Sigal