E zgjoi se flinte në rrugë, shqiptarja e dehur sulmon policen gjermane

587
Një 30-vjeçare shqiptare mëngjesin e djeshëm ka sulmuar nje police në qytezën Heilbronn të Gjermanisë. Media gjermane “Heilbronnerstime.de” raporton se policja, pjesë e një patrulle, po bënte një kontroll rutinor, ndërsa shqiptarja ishte e shtrirë në një stol në stacionin hekurudhor të qytetit.
Teksa policja kërkoi të flasë me shqiptaren, që dukej e palëvizshme dhe ka provuar ta zgjonte nga gjumi. Kur policja i ka kërkuar dokumentet, gruaja me shtetësi kosovare, e alkoolizuar rëndë, e ka goditur atë.
Aq e fortë ka qenë goditja me këmbë në gjunje sa që polices i është dashur t`i nënshtrohej trajtimit mjekësor dhe nuk ka qenë në gjendje të punojë dje.
Shqiptarja do të paditet për fyerje dhe shkaktim lëndimi trupor, raportojnë mediat gjermane.
Sigal