Këngëtarja shqiptare shantazhon të dashurin, gjykata e dënon me 2.4 vite burg

463
Gjykata e Padovës ka dënuar me dy vjet e katër muaj burg një 48-vjeçare shqiptare, e cila kishte shantazhuar të dashurin, duke i marrë një shumë prej 300 mijë eurosh. Siç bëjnë të ditur mediat italiane, Mirela Qato, e cila thuhet se është këngëtare, i kishte thënë të dashurit se ishte detyruar të bënte një abort, i cili më pas i kishte shkaktuar dëme psikologjike, duke e çuar në depresion.
Historia mes Mirelës dhe biznesmenit italian, Gazzo Padovano, 18 vjet më i madh në moshë se ajo, kishte nisur në vitin 2014, falë një njoftimi për lidhje, të publikuar në gazetën “Occhio”. Pasi janë takuar, Padovano shkonte dhe e merrte përnatë Qaton në lokalin ku punonte si lokaliste e orkestrës “Sergio e Mirella”. Marrëdhënia e tyre ka vijuar deri në verën e vitit 2015, kur raportet mes tyre kanë marrë një drejtim tjetër. Mirela i ka kërkuar të dashurit të ndahej nga gruaja dhe të jetonte vetëm me të. Por pasi kërkesa e saj nuk është plotësuar, ajo është hakmarrë me sajesën që i ka kushtuar burrit 300 mijë euro.
Sigal