Kapet në Qafë-Botë 26-vjeçari, do të kalonte në këmbë drejt Greqisë me 20 kg kanabis

412
Një sasi prej 20 kg kanabis është sekuestruar nga policia kufitare e Sarandës, ndërsa në pranga ka rënë poseduesi i lëndës narkotike. I arrestuari është Florian Dervishaj, 26 vjeç, banues në Patos të Fierit.
Dervishaj u ndalua nga blutë në “Qafë-Botë”, në vendin e quajtur “Bashkimi i Përrenjve”, ndërsa po transportonte në këmbë drogën, në tentativë për të kaluar kufirin e gjelbër.
Gjatë kontrollit, atij iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike rreth 20 kg, e ndarë në 19 pako, të mbështjella me letër natribani të tejdukshme
Sigal