Kapet në plazh me pistoletë dhe hashash, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

547
Një i ri është vënë në pranga nga Efektivët e Policisë së Komisariatit Shkodër. Alban Rranxi, 21 vjeç, u kap në plazhin e Velipojës duke drejtuat një mjet tip “Ford” pa patentë. Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin e tij me targë SH 8156 C, policia gjeti një pistoletë TT me krehër dhe shtatë fishekë. Gjithashtu, policia sekuestroi dhe 39 kartëmonedha 50 euroshe të falsifikuara si dhe 1.6 gramë lëndë narkotike e llojit hashash. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale të “Armëmbajtje pa leje”, “Prodhim dhe shitje narkotikesh”, “Falsifikim i monedhave” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. 
Sigal