Kapet 1 ton kokainë në kuti bananesh në Gjermani, ka shqiptarë mes 12 të arrestuarve

2564
Një tjetër sasi e madhe kokaine është kapur në Europë, ku protagonistë janë sërish shqiptarët. Zyra Shtetërore e Policisë raporton se në Bavari ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës.
Aty thuhet se sot janë arrestuar 12 të dyshuar, shumica e të cilëve shqiptarë. Kjo sasi droge është trafikuar në kuti bananesh drejt Gjermanisë.
Sigal

sgg

Hetimi për këtë grup ndërkombëtar trafikantësh ka çuar në përfundimin se, në total është trafikuar rreth 1.8 tonë kokainë, me një vlerë prej 400 milionë eurosh.

Ende priten më shumë detaje në lidhje me ngjarjen.