Kapen me 20 kg kanabis, arrestohen 5 persona

416
Sigal

Pesë persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Beratit pasi janë kapur me 20 kilogramë kanabis.

Në kuadër të operacionit “Ballolli 2015”, blutë e Beratit kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve: Vladimir Selenica, Mario Selamaj, Taro Ahmeti, Shpëtim Xhoxhaj, dhe Paqësor Selenica.

Të pestë këta persona janë gjetur me 20 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, e cila është sekuestruar nga forcat e policisë. Ndërkaq, janë sekuestruar 2 automjete, 16 650 euro, 45.000 lekë.