Jetonte e vetme, gjendet e vdekur e moshuara në Korçë

408
Sigal

Një 68-vjecare është gjetur e vdekur në banesën e saj mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës.

Mësohet se e moshuara Ramije Mushaj është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës.

Viktima jetonte e vetme dhe vuante prej disa kohësh nga diabeti.

Policia dyshon se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Vijojnë  hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.