Ja çfarë ndodhi mes 3 të rinjve në Durrës

417
Policia ka zbuluar arsyen e sherrit të një nate më parë mes disa të rinjve në Durrës, tre prej të cilëve u plagosën me pistoletë e thika. Është një nga ato ngjarjet që mund të ndodhin vetëm në Shqipëri. Shkak është bërë mungesa e dy pajisjeve hidraulike që mungonin në banjën e apartamentit të blerë nga njëri nga të plagosurit, Ervin Qerimi, 31 vjeç. 5 ditë para plagosjes ai ka debatuar me Elvis Kurtin, një tjetër i plagosur dhe nip i pronarit të apartamentit, për mungesën e pajisjeve. Debati mes tyre ka shkuar keq dhe dy të rinjtë janë përplasur edhe fizikisht. Dje Ervin Qerimi dhe miku i tij, Eluart Hoxha, i kanë shkuar Kurtit në lokalin ku ndodhej për ta rrahur. Gjatë konfliktit Qerimi e ka qëlluar me pistoletë, ndërsa Kurti ka reaguar duke e plagosur me thikë atë dhe mikun e tij. Pa pasoja ka kaluar Bekim Gjoka, i cili është përfshirë në sherr. Ai është shpallur në kërkim nga policia.
Sigal