Itali, shqiptari braktis fëmijën,15-vjeçari 48 orë pa ushqim dhe para

453
I ka lënë pasaportën në xhep dhe e ka braktisur. Babai shqiptar ka braktisur djalin e tij 15 vjeç pak metra larg stacionit të metrosë në Milano pa para dhe pa ushqim. Shqiptari nuk është identifikuar ende nga policia. Djali 15 vjeç është detyruar të flejë dy net jashtë pa ushqim. Pas 48 orëve, adoleshenti ka ndaluar një grua dhe i ka kërkuar ndihmë. Gruaja më pas e ka marrë dhe e ka dërguar tek zyra e Karitasit dhe më pas ka lajmëruar dhe policinë.  15-vjeçari ka shpjeguar se kishte ardhur nga Shqipëria me babin me traget për në Bari. Më pas kanë udhëtuar me autobus për në Milano të dy dhe më pas djaloshi thotë se babai i tij është zhdukur. Policia po punon për gjetjen e babait shqiptar, ndërsa nuk bëhet i ditur as identiteti i tij dhe as i djalit. 
Sigal