Itali/ Shfrytëzoi peruanen si prostitutë, pranga shqiptarit

417
Sigal

Një shqiptar dhe një ekuadoriane janë vënë në pranga të policisë italiane për akuzën e shfrytëzimit për prostitucion.

Të dy në bashkëpunim kishin joshur një vajzë nga Peruja për një punë në Milano, por pas mbërritjes në Itali, vajza identiteti i së cilës nuk bëhet me dije u detyrua të prostituojë për llogari të tyre.

Peruane

Shqiptari i moshës 31-vjeçare është lënë në burg dhe për ekuadorianen drejtësia ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Vajza e shfrytëzuar më në fund ka fituar lirinë.