Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Vaqarrit në Tiranës.
Një 20 vjeçare është përplasur nga një mjet tip Benz. Bëhet e ditur se 20 vjeçarja është dërguar në spital në gjëndje të rëndë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.