Itali, gjendet në kanal trupi i një shqiptari, ‘njeri i ndershëm dhe punëtor i mirë’

602
Në L’Aquilla, Itali, është gjetur trupi i një 36-vjeçari shqiptar me iniciale E.P. Kufoma u zbulua gjatë natës në një kanal vaditës të lumit Vera në Paganica.
Hetimet e karabinierisë janë koordinuar nga komanda e provincës. Gruaja viktimës, e cila nuk e kishte parë atë të kthehej në shtëpi, e kishte raportuar menjëhër zhdukjen e tij. Për momentin, shkaqet e vdekjes janë të panjohura.
Prokuroria e L’Aquilla ka vendosur që autopsia të kryhet nesër.
Karabinierët kanë hedhur disa hipoteza lidhur me vdekjen e shqiptarit në kanal: një sëmundje ose një aksident rrugor, pasi ai po kthehej më këmbë dhe mund të kishte rënë në kanal i goditur nga ndonjë makinë që ishte larguar. Shqiptari që punonte në ndërtim njihej në Paganica si një njeri i ndershëm dhe punëtor i mirë.
Sigal