Itali, Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Sarandë

504
Një shtetas shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Itali, nën akuzën e vrasjës së një bashkëkombasi në Shqipëri, raportojnë mediat italiane.
Gani Hysa, 46 vjeç, 10 ditë më parë kishte marrë pjesë në vrasjen e Edmond Theodhorit në qytetin e Sarandës, 32 vjeç, e nga frika është arratisur në Itali ku u krye dhe arrestimi.
Hysa ishte me pushime me të afërmit në Sarandë, por në mbrëmje, një shëtitje në këmbë në shëtitore u kthye në gjakderdhje. Vetëm një compliment i bërë nga ana e Edmond Theodhorit, për një vajzë, e cila ishte nën shoqërinë e Gani Hysës përfundoi në një rrahje të dhunshme .
Por nuk përfundoi me kaq, grupi i personave që ishin me Gani Hysën, e gjëmuan 32-vjeçarin deri në një lavazh makinash, e më pas e goditën dhe e masakruan dhe me disa të shtëna armësh derisa gjeti vdekjen.
Pamjet u regjistruan nga telekamerat e ambjentit përreth, që më pas iu dërguan autoriteteve lokale për të identifikuar 6 agresorët. Tre prej tyre u arrestuan në Shqipëri. Ganiu ndërkohë ishte arratisur në Itali dhe u kthye në zonën Sant’Angelo ku jetonte prej disa vitesh, nga frika e arrestimit.
Gjykata e Shqipërisë lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar, dhe në këtë mënyrë karabinierët e e Sant’Angelo-s arritën të vënë në pranga 46-vjeçarin.
Nuk dihet ende nëse është ai që ia dha goditjen finale viktimës. Megjithatë Hysa tani ndodhet në burgun e Sant’Angelo-s dhe do të ekstradohet në Shqipëri në ditët e ardhshme.
Dy të tjerë janë ende në kërkim.
Sigal