Ishte shpallur i zhdukur, i moshuari në Vlorë gjendet i mbytur në lumë

597
Një i moshuar është gjetur u mbytur në lumin Shushicë gjatë ditës së sotme, ndërsa ishte shpallur i zhdukur nga familjarët prej dy ditësh. Viktima është V.D., 82 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa sipas policisë ai vuante nga shëndeti mendor.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.02.2018, rreth orës 10:20 , në afërsi të fshatit Xhuerinë, Vlorë, në lumin Shushicë, është gjetur i mbytur e i pa jetë, shtetasi V.D., 82 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi prej datës 05.02.2018, rezultonte i shpallur në kërkim si i larguar nga banesa. Shtetasi gjithashtu vuante nga probleme të shëndetit mendor. Trupi i pajetë do të transportohet drejtim morgut në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal