I burgosuri në Peqin sms nënës së Saimir Zizës: Ja kush ta vrau djalin

556
Një i burgosur në burgun e Peqinit ka dijeni se kush janë vrasësit e vëllait të Shpëtim Zizës, i cilësuar si “monstra e Peshkopisë”. Melita, nëna e viktimës, kërkon vërtetësinë e mesazhit dhe arrestimin e autorëve të krimit.
“Ja kush janë emrat e vrasësve të Mirit…”- Është ky mesazh telefonik që ka mbërritur në numrin e Melita Zizës, nënës së Saimir Zizës, vrarë në pragun e shtëpisë në kryeqytet, që ka mbërritur nga një i burgosur me emrin P. nga burgu i Peqinit mbrëmjen e 2 tetorit 2015.
Saimir Ziza ishte vëllai i Shpëtim Zizës, i njohur si “monstra”, dënuar me burgim të përjetshëm për dhunimin dhe vrasjen e 10-vjeçarit Bekim Çenga. Në mesazhin telefonik, i burgosuri jep emrat dhe vendet ku qëndrojnë autorët e krimit, ndërsa Melita tregon orvatjet e saj në polici dhe në prokurori për të provuar vërtetësinë e mesazhit.
Ja një pjesë e përmbajtjes së mesazhit original, dërguar nga burgu i Peqinit në orën 00:23: “Dëgjo o Melita, në qoftë se ta kanë vrarë Mirin, vërtetë ta kanë vrarë vëllezërit e A…. Ata janë shumë të rrezikshëm dhe unë i njoh nga afër. Merren me drogë dhe prostitucion. Mua kanë dy vjet që s’po lënë të burgosur pa paguar vetëm e vetëm që të më vrasin. Njerin këtu e paguan, ai s’ua bëri punën atyre dhe e vranë kur doli me leje.”
Melita shprehet tani: “Unë s’e dua më jetën, sepse familja Çenga ma shkatërroi shtëpinë time dhe unë po e them publikisht se pa u hakmarrë ndaj atyre, unë nuk kam për të vdekur.”
Sigal