Zbardhet aktakuza për vdekjen e gruas së portierit shqiptar

421
Ditën e djeshme u mbajt seanca gjyqësore ndaj dy mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni”, në Tiranë, të cilët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm ndaj Dorjana Hakës. Ndryshe nga seanca e parë, kjo e ditës së djeshme kaloi pa incidente. Organi i akuzaës mundi që të lexojë në seancën e dytë gjyqësore, kërkesën për gjykim ndaj mjekut obstetër–gjinekolog P.R. dhe anestezistes, E.B..
Prokurori rindërtoi të gjithë ngjarjen që prej momentin kur e ndjera Dorjana Haka, bashkëshortja e portierit të Kombëtares, Alban Hoxha, ka mbërritur në maternitet për të sjellë në jetë fëmijën e parë, e deri kur ka ndërruar jetë . Zëri i akuzës, kërkoi nga gjykata edhe pyetjen e 20 dëshmitarëve, ku binin në sy emri i drejtoreshës së maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu si dhe mjekut Mentor Petrela. Drejtoresha Moisiu është thirrur dëshmitare edhe nga avokatët mbrojtës të dy mjekëve nën akuzë.
Sigal