Ishte ndarë nga i dashuri, hidhet nga pallati 11-katësh studentja e Ekonomikut

482
Një vajzë 20-vjeçare, studente e Fakultetit Ekonomik është hedhur nga kati i 11 i një pallati duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një pallat pranë ish-parku të autobusëve në kryeqytet, por vetëm sot është zbardhur nga policia.
Sipas policisë, Klea Shyti, 20 vjeçe, nga Fieri prej pak kohësh ishte ndarë nga i dashuri. Në gjendje të rënduar psikologjike, 20- vjeçarja ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u hedhur nga kati i 11-t i pallatit, nga pjesa e brendshme e shkallëve.
Sigal